TEKSTI ORIGJINAL

Të pash o muzikë qiellore
Dashuri më dhurove
Tuf e madhe në lulishte

Era e bukur
Je mrekulli
Kënaqem kur të shoh me sy
I kuq arom e plot bukuri

U ula të vështroj
Shpirtin pushoj
Mahnitem me ty
Qetsoj kta dy sy

Si bahçe xheneti
Të mora pran veti
Më dhe frymzim
O trëndafili im

Zgjohem të shikoj
Të ujis me dashuri
I jep vendit veçanti
Ngjyra jote harmoni

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024