TEKSTI ORIGJINAL

Gjyshja plakë me napë të bardhë
Në raft rrëmonte diçka me shpresë
E ruaj k'të shishe që nga kam ardhë
Me ujë të "bekuar" marrë prej teqesë.

Shishen shikoja hiç pa u ndalë
Ishte ujë si gjithë të tjerët
Vërtetë që s'kishte asgjë të rrallë
Kur ballin lava mëngjesin herët.

Pastaj fërkova duart dhe sytë
Me ujët e bekuar të teqesë
Ky lëng që zbriti prej Perëndisë
Do ngjallë te ne plot dritë e shpresë.

E kur kureshtja me shpoi në zemër
E mora udhën në teqenë e shenjtë
Në varre shtrirë dervishë pa emër
Asnjë i gjallë nga dervishlentjë.

M'u ngjallën shpirtra, ndoshta prej frikës
Dhe dogja gishtin përpos qiriun
Do të shkosh e bën të ikësh
Kur ndesh përballë Imam Aliun.

Imazhi i Tij më humbi shpejt
Siç humbin ëndrrat në mëngjes
Më pa habitur dhe buza ju vrenjt
Pastaj po qeshte, u mek t'u qesh.

Dhe më zu gjumi mbi çilte leshi
Politikanë të njohur m'u bënë dervishë
I madhi tyre nën vesh përqeshi
Me hone "lutjesh", dhe me kemishe.

U tremba paq, nuk di si fjeta
M'u ngritën leshrat, u ndeza flakë
Nën një portret ca shishe gjeta
M'u bë se pashë prap gjyshen plakë.

Këta dervishlerë në arkivolë të vdekur
Në qivurë që kundërmonin në qindra vjet
U faleshin sakatë, qorr e të mekur
Unë s'kisha pse, isha poet.

Një shkrepse ndeza në njërën dorë
Me tjetrën paq qiriun ndeza
Me lule te freskëta thur një kurorë
T'u bëjmë homazhe veç në varreza.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024