TEKSTI ORIGJINAL

Sa fotografi në kokë…
Filma me metrazh të gjatë a të shkurtër
I gjen, fshehur a zbuluar sheshit
Tek mendoj për të shkuarën.

Sa fotografi në kokë…
Filma plotë për të ardhmen…
Fantashkencë e tepruar!
E një regjizori të... menduar.

Sa fatura plotë, të papaguara
Më shohin gjithë urrejtje
Se nuk i përfill
Teksa filma shikoj e realizoj, me ankth.

C’punë e rëndomtë
Që fatura s’paguan
Nga filmat e tepruar
E tashmja ime, vuan!
Mbajeni mend: “E shkuara kaloi; e ardhmja mund të presë; e tashmja duhet jetuar!”

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024