TEKSTI ORIGJINAL

I hodha një sy kangjellave t’ hekurta
shfaqeshin turbull largësisë së ftohtë
zbehtësisë ngjyrë tretej e shkuara
e ardhmja varej harkut portë.

Ankthi i saj më shtypte gjoksin,
dilemave,
trenave me shumë vagonë,
që jetë merrnin prej ditëve të mia
i lashë jashtë dyerve të kohës.

Jetova në vagonin e të sotmes.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024