TEKSTI ORIGJINAL

Ndihmë kërkova
Nga shokë e miq
S’pata rrugë tjetër
Për ta kaluar atë sfidë

Shokët më mbështetën
Lista e gjatë u bë
Ia dola mbanë
Fal atyre që më përkrahën

Erdhi dita e bardhë
Pata mundësi
Që t’ua kthej mjetet
Shokëve të mi

I fundit në listë
kishte dhënë krejt çka kishte
I pari pak
nga ajo që kishte

Bujaria heshtte shifrat
renditja dukej ndryshe
lista e kthyer mbrapsht
mbarë i binte të ishte

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024