TEKSTI ORIGJINAL

Kopsht me lule plot aromë
Puhi që freskon në vapën e verës
Pamje dielli e një mbrëmje të vonë
Je shije jetës, je ngjyrë e pranverës.

Vetetim që qan errsirën më të thellë
Gurr burimi që nuk shtjerr kurr
Si thellënz krahshpejt që fushës del
Je këng që zë fill e ska fund.

Erë e lehtë që valvit lulet më të mira
Fjal e ëmbël që lumturon shpirtin
Ortek kujtimesh pa mbarim
Je vesë dhe rreze e diellit n'agim.

Ofsham e thellë e endrrave rinore
Zemer që pikon gjak e mbulohet me lule
Stoli e argjendët për qafë e për dorë
Je dyta pas Perendis që më përkule!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024