TEKSTI ORIGJINAL

Eh, mor Ohër, Ohër i mjerë,
Si s’u lodhe tuj përcjellë,
Një nga një, me vite të tanë,
Morëm udhët në katër anë.

Moshatarë e të thinjur,
Foshnja, të vegjël e të mitur,
Emigrimi s`ka të ndalë,
Ohri im, deri kur vallë?.

E lamë vatanin të mjerë,
Mall i madh sa një kështjellë,
Liqeni i pastër, kristal,
I ngre valët sa një mal.

Dhe kaluan vite shumë,
Pak pasuri, me djersë vumë,
Por në zemër të copëtuar,
Si mes zjarrit, përvëluar.

Në vendlindje kur të kthehem,
Udhëtim mjaft i vështir’,
Në mërgim jemi të huaj,
Në Ohrin tonë, mysafir!.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024