TEKSTI ORIGJINAL

Nuk them se këto re të grinjta do qëndrojnë aty,
pak orë dhe do shpërndahen,
e rrebeshit të tyre,
tërë sokaket do lahen.

Vjeshta do kohë të hyjë, ka naze shumë
e s'them dot se është zverdhur shpejt,
Ngjyrës së saj të bukur,
si bën dot ballë, asnjë poet.

Nuk them se dhe ti do presësh gjatë,
kur supet mi sheh mbledhur
Them se vjeshta do dhe disa javë
gjersa të vijë e dehur.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024