TEKSTI ORIGJINAL
Nuk më duhen fjalë të mëdha, lavde,
ngjyra mendimesh, ide të çoroditura
për të vërtetën, kjo s’është e saktë
derisa nuk mbërrijmë te pika e vërtetësisë
po të kishte pushtet e vërteta
nuk do i linte të flasin mashtrimet
me vërtetësi
kështu disi ia bënte me vetën koha,
tek spërkat me kujtesë
copat e kohëve të mia
mendoj për diçka të panjohur
me guxim të tepruar dhe
si kuptime të fjetura
dëshirat valëviten, me dashuri,
rrjedhin krojet e ngjarjeve
përplot me vaki,
për të panjohurat, për të papriturat
zbulim ky, zbulim i ri
kështu pra e sotmja
një variant i ri i ditës vjetër
motet shkojnë e vinë – ecin tutje
një drejtim ka vetëm jeta – vdekjen
dhe rrugëtojmë andej
tanimë vet i kam kapërcyer sa e sa
vdekje
veç se i kam besuar jetës
ëndrrën më të gjatë
nuk i vura syze mendimit
që ta shoh të vërtetën në sy
dhe besova si i marri
se do të më sheh kuptimi,
po s’është e drejtë
të mos i bie në fund
këtij fillimi
të shkuarat me të tashmet
kryqëzojnë të nesërmen
veç bukurisë çdo gjë shkon
rrjedhës së vet
si kjo zbulesë.