TEKSTI ORIGJINAL

Njëri e nxjerr vetën nga vetja
tjetri e fut edhe dikë tjetër në vete
sekush bënë sipas vetës që ka

dikush e ka vetën dhe të tjerët për vete
e dikush edhe vetën për të tjerët
thjeshtë: Loja vazhdon,
qoftë lëvdua vetvetja e secilit

është diku në ne një vete e paparë
që nëse nuk del deri në vdekjen
e njeriut
as nuk tjetërsohet, as nuk konvertohet
atij (asaj) i takon të vdes bukur
Njeri

lum ai që vdekja e merr
të tillë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024