TEKSTI ORIGJINAL
Mbyllja sytë dëgjimit
dhe shikoje vetën pak
ka tjetërsohet
mos e lejo të ta konvertojnë
si paren e devalvuar
se jeta nuk është e përhershme
edhe koha ka shpresa,
e nëse është e vërtetë kjo
në kohë të mira pastaj
do t’i shkruaj me ngjyra
fatin dhe destinacionin
pas çdo kohe
vjen një kohë tjetër
dhe puna është të besosh
në të mirat
fotografo dëshirat me ngjyra
që t’u japësh
kohëve kohë.