TEKSTI ORIGJINAL

Ia hap dritaren qëllimit
që ta shoh skajin e dëshirës,
përtej secilës të pamundshme
ka një mundësi

i shëtita shumë mendime, sonte
se i shkeli dikush largësitë
edhe unë mund të shkoj atje
nuk mund të jetë aq larg
secila largësi,
sikur nuk është afër secila
afërsi

derën e çelë kah mundësia
mu atëherë kur të humb udha
ec prej vetvetes
dhe dije se do të arrish
cak kur e ke qëllimin

ëndërr mos më zgjo prej gjumit
më e saktë është nga njëherë
se zgjuarjet
rrugët janë ndërtuar
vetëm për njerëzit që mbërrijnë
në cak

beso në guximet tua
që në manifestimet e marra
vetëm vallëzojnë
humbur janë vetëm të pabesët
nuk është larg secila largësi.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024