TEKSTI ORIGJINAL

Shpirti
është i populluar me dëshira
të shumta
për njeriun si qenie,
për jetën në përgjithësi

Shpirti
është i banuar vetëm me të mira
të panumërta
për ty si kafshim kujtese
për mua që të pi mendimeve
gjerë sa gotën ma zbraz
pamundësia
me pi me ty

e nëse e zë gjumi kuptimin
le të fle
shtroja të kaluarën
mbuloje me të ardhmen
qiri
ndezi kujtimet

kështu është në shtëpinë
e shpirtit.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024