TEKSTI ORIGJINAL
Je qenia e dukjeve
gjithë ketë kohë amullie
pa krih, fluturon e vije
në letrën time ngreh çadrat
dhe banore bëhesh në ketë Botë
ku Bota po zvogëlohet
prej pandemisë Covid 19.
Këtë natë
ku e tërë Bota po fle
ti rri zgjuar
poezi ti e nxore biletën
për nesër
dhe shko tani
shko përtej vetvetes
se këtu po fle vetmia
ketë natë, si ngjyra në pranverën
e luleve, prej dëshirës së madhe
nga dega e bimës tënde
sekush aromën e pëlqimit të vet
me një porosi fjale
ose zgjoje fjetën
ose veje në gjumë zgjuarën
secili do të jetoi në
gëzhojën e vet
secili varg
rri zgjuar sonte
derisa të zgjohen të gjitha
gjërat e të jetuarit.