TEKSTI ORIGJINAL
Kokëfortë dhe i vendosur
ky mendim që po rritet
përditë,
sa vjen e zë vend në mua
kohën kur duhet, del prej meje
vrullshëm
si ajo dita e vërshimeve
vërsho
në dashurinë që kam për ty
në ëndrrat që ruaj për vete
i kthjellët
ky soj mendimi, më rrjedhë
damarëve të kohës
më premton
kthim në ishull të ngjarjes
me vazhdua
me ndodhë përsëri
i guximshëm
si rrezja e Diellit, kudo
me tra
ky mendim i vendosur
më detyron
drejt në sy me të pa
me të thënë
po vij në agimet tua
të pranverës
më prit
të dalim bashkë në verë
sivjet duhet guxim
me dashtë.