TEKSTI ORIGJINAL
Nënë e dashur i tha djalit-
Eja biri im,
Babai të ka rënë dëshmor
Por ti s’je jetim.
Sot ne kemi shtetin tonë
Ndaj nuk bën të qajmë,
Kujtimet për liridashës
Së bashku i ndajmë.
Pa shiko me qindra emra
Në pllakë të skalitur,
Dhe ushtarët para tyre
Në rresht të gaditur.
Janë këtu, roje atdheu
Në kullën e gurtë,
Yje ndritur përjetësie
Qiellit të purpurtë.
Kur dëgjoi fjalët djaloshi
I qeshi fytyra,
Më e bukur, më e çiltër
I dukej natyra.
Të kam zemër, i tha nënës
Duke përqafuar,
Me motrën këngë çlirimtarësh
Filluan për t’kënduar.