TEKSTI ORIGJINAL
Të ftoj kësaj radhe
Jo pse t’kam për ëndje,
As pse kam çka flas
Për të zezën tënde,
Sepse e tillë ishe
Si dje, sikur sot,
Me kollë e tështima
Me vdekje e lot.
Ti mund të më prekësh
Edhe mua, e di,
Mund të më godasësh
Njëren mushkëri,
Por ç’të bëjnë fëmijët
Bebet çfarë të bëjnë?
Gjyshi edhe gjyshja
Pse dhimbje të ndjejnë?
Nëpër karantina
Ke mbyllur njerëzimin,
Me qindra miliona
I ke izoluar,
Endesh në lokale
Në shesh e kopshtie,
Nuk lë vend pa ndjekur
O djall pandemie.
Si dhelpër dinake
E paftuar sillesh,
Rrugës së frymarrjes
Tinëzisht përngjitesh,
Ndaj ik, ik të them
Ik moj faqezezë!
Ndryshe pa mëshirë
Të djeg në fërtezë.