TEKSTI ORIGJINAL

Mbesa ime simpatike
Sot është vënë në aksion,
Bashkë me gjyshen dhe vëllain
Sjellin vazo në ballkon.

Mbjellin lule pranverore
Siç do mbesa i renditë,
Kur i zënë rrënjën e fundit
Merr ujë gjyshja i ujitë.

Nga malet zbresin aromat
Lehtë e lehtë hapin petale,
Pas pak vjen një rrezeartë
Ngjyros lule ylberiane.

E kënaqur ndjehet mbesa
Për punën që e kanë bërë,
Dhe me vrap shkon në kuzhinë
Përqafon të dashuren nënë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024