TEKSTI ORIGJINAL

Jashtë fryn vjeshta.
Nxitojnë erërat siç bëjmë kur jemi për udhë,
nga mallet që kemi për ata që lëmë, ata
me të cilët s’u ngopëm kurrë.

Kjo vjeshtë e bukur ngjan me ty,
që vjen e shkon si erë,
që shfaqesh ashtu si di ti,
e qeshur e tëra në derë.

Ti vjen e shkon si vjeshta.
Ti shkon e vjen si erë.
Fryn ajo apo shfaqesh ti,
e njëjtë ndjesi më vjen.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024