TEKSTI ORIGJINAL

Katër llojet e tradhtarëve
Ikën nga Rrethi i Nëntë i Ferrit
E dolën në skenën e jetës sonë
Të shndërruar në skenë të teatrit absurd.

Në këtë skenë bizare
Bota jonë e vogël
Vetveten po e ha
Pak nga pak...

Jo gjithkush po e di
Kush po e gjuan gurin
E dorën po e fsheh
Pas buzëqeshjes patriotike.

Çdo gjë po ndodh
Si në ëndrrën
E shikuar me sy të hapur.

Çfarë është gëzimi
Nuk po e di më
Në këtë skenë të teatrit absurd.

Dolën në skenën e jetës sonë
Të ikurit nga Rrethi i Nëntë i Ferrit
Apo katër llojet e tradhtarëve.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024