TEKSTI ORIGJINAL

Blerimi e dielli
atje të shikojnë në sy
me dorë e prekë borën
qielli të prekë ty
 
Si duvakët e qëndisur
që mbulojnë të bukurat nuse
shkëlqejnë maje bardhat
e rrethuara me lulëkuqe  
 
Puhitë lëmojnë shpatet
pishat shtatgjata
e bukur është dita
përrallore nata
 
Uji në kroje
zogjtë në degë
rimojnë simfoninë
e quajtur bjeshkë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024