TEKSTI ORIGJINAL

Pemëhija
që valëvit degët,
në çmendinën time,
unë,
me membranen e gishtave,
tharmoj Dritën.
Truri i shkapërderdhur,
nëpër vegime.
Kam frikë nga drita.
Hija më rrënqeth.
Errësira,
mbush lëngun e trurit bosh.

Të paktën,
s’jam majmun!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024