TEKSTI ORIGJINAL

Të ka zbehur malli
Sëmundjes së shekullit
Dhe borë ka rënë mbi kokën tënde
Gjurmët e dekadave të thinjura
Mbi portretin tënd
Plot dhembje

Vijat e udhëve
Kanë hapur shtigjet e reja
Motet i kanë vizatuar
Vragët e ikjeve
Ndryshimi s’i ngjan njëri - tjetrit
Ditët tek rrokullisin

Tanimë hija jote
Kërkon mbathcat e kthimeve
Adndej nga erdhe
Ende pa vënë brisk në fytyrë
Kujdes vonimit
Se mos nuk do të të njohë kush në kthim

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024