TEKSTI ORIGJINAL

Hënën e kam dashtë edhe ato net kur
nuk dilte
S’i mbaja mëri
E mbaja mirazhin e saj në pragun e syve notuar pritjes

Hënën e kam dashtë edhe një nate të ngrirë kur
ortekun e shihte akull
me sytë e saj prej nëne të dhëmbshur më përkëdhelte
largësie
ngriu liqenin e lotëve e shkriu shtegun kah dita

Hënën e kam dashtë edhe një nate vjeshte kur
iku qetas
e binte i ftohtë shiu me erëra të lisave të huaj

Hënën e kam dashtë edhe një nate vere kur prisja t’i
hapej qiellit
simfoninë e yjeve në tela dashurie të ia merrte

Hënën e kam dashtë edhe asaj pranvere kur
nusëronte qiellit
mes miliona yjesh rreth sofrës vezulluese të një nate
kur të gjitha ëndrrat prisnin ëndërrimin në gjiun
e një ëndrre të vetme

Hënën e kam dashtë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024