TEKSTI ORIGJINAL

Një plak u mahnit kur e pa:
"Më të bukur, nuk ka se kjo!"
Iu afrua vajzës dhe i tha:
-Shumë të lumtur po të shoh!

-Ti je i vjetër, të humbi magjia
Syri tu shua, dhe zjarri tu tret,
Mua lumturi më jep dashuria,
Zemrën ma qëlloi me shigjetë!

Iu ul plaku vajzës në gjunjë,
Aq shumë, i kish pëlqyer
-Njërës si ty, një shigjetë dhe unë
Ia hedh, dhe me hark të thyer!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024