TEKSTI ORIGJINAL
Një gotë alkol!
Shpesh për ty ndjej mall,
Mi këput prangat mendimit,
Më përcjell n'delir e më shton ca fjalë..
Kur dehja kërcet nga gëzimi,
Nuk vjen më të njëjtin vrull,
Të më pushtoj skutat e plurosura,
T'mi shkrijë gurët si një furrë...
Që bota e mërzisë të marrë fund,
Dëshpërimi të shkundet në liri
Të mërmërisë e tē ledhatoj
Ska dynja që më vendos kufi...
Që ta shoh syrin të nxirë
E nga qerpiku të m'varen lot,
Në letargji e i bërë turbull,
Veç pa të " krehur" s'duroj dot..!!
Vetëm morëm rrugë të paanë,
Kjo linjë shterpë mbretërinë ta t'kurr,
Si anestezi s'na është ndarë,
"Madhështi"në hije që s'shuhet kurrë.!