TEKSTI ORIGJINAL

Në duar shtrëngon kitarën e vjetër
I mbyllur n’dhomëburgun e tij si i mjerë
Herë ja shkrep vajit nën tingujt funebër
E herë kthen me fund kupën me verë.

Plandoset përdhe efshuar, jargosur
Me zemër të plasur, me vena të prera,
Ndërkohë në trupin e tij të molepsur
Manovrojnë murtaja, kanceri, kolera...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024