TEKSTI ORIGJINAL

Si erë, mërgimi, më mori,
Më ndau nga gjiri jot
Në breg të huaj më nxori
Detin e mbusha me lotë!

Sa të tjerë, kështu si unë
Ndarjen njohën, në mijra vjetë
Qanë n'udhëtim, qanë aq shumë
Sa me lotë e bënë një det!

Nga ti, dot s'i ndaj sytë
Edhe që larg, nga mërgimi
Po qe se deti nuk më mbyt
Do më mbysë pikëllimi!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024