TEKSTI ORIGJINAL
Dora jote, e shtrënguar
Pas times rri përjetë,
Kur poshtë, më sheh rrëzuar
Më tërheq ajo përpjetë!
Dora që më rri mbi kokë,
E më fal aq ngohtësi!
Kur, në shpirt, ndjej të ftohtë
Më mbulon me dashuri!
Dorën tënde, putha unë
Që kurrë s'më bëri bisht
Iu ula dhe në gjunjë
I vura unazë në gisht!
Por kujdes!dorë e bekuar
Mund të ikë, pak nga pak
Kur të ndihet e tradhtuar
Mund të japë dhe një shuplakë!
Dora që të rri mbi kokë,
Mund të shkojë përsëri,
Dhe të gjejë një tjetër shok,
Të të lërë more fatzi!