TEKSTI ORIGJINAL

Lamtumirë!Ma bën me dorë
Ti u largove nga kjo jetë...
Zemra që më rreh si orë
Pse s'ndalon këta akrepë?!

Dielli im, ti perëndove
Dhe shpirtin ma erre përjetë,
Ti, moj zemër, pse s'pushove
Por vazhdon ende troket?

Ah, por fat i mallkuar
Zemrën ta ndaloi veç ty,
Do ta kisha falenderuar
Po të na merrte që të dy!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024