TEKSTI ORIGJINAL

Fëmijëri, vete e gjetur
në fjalë jo të vështira,
të vetme fjalë
mbushur bashkëtingëllore
që kujtojnë gurë,
veshur me zanore
që kujtojnë nënë.

Rrugë, të vjetra,
shtëpi,
të gjetura,
rrugë të pashkelura mëngjeseve
nga këto këmbë.
Rrugë, të panjohura,
të njohura pa u shkelur,
rrugë,
të përsëritshme,
të harruara,
të kujtuara në ëndrra
rrugë, ta thashë!
Rrugë mbushur bashkëtingëllore,
mbushur gurë,
veshur zanore
që kujtojnë nënë,
rrugë…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024