TEKSTI ORIGJINAL

Do qetësohet deti,
Por prapë do dallgëzojë,
Shpirti që shuar mbeti,
Prapë do dashurojë!

Por zemra e 'varros'
Një dashuri me zorr,
Dhe lulet ia vendos
Përsipër si kurorë!

Se Dikush dashurinë,
E mbjell, edhe e korr
Vendos për fatin tim...
Unë gjë s'kam në dorë!

Në zemrën, që bosh mbeti
Kur dashuria troket
Derën mbyllur, po e gjeti
I ka çelësat vetë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024