TEKSTI ORIGJINAL

Presim, gjithnjë, një mëngjes
Forcë të na japë, ditë e re
Ti futemi jetës, me shpresë
Me gaz në zemër, dhe hare!

Por siç i trembemi në det,
Dallgëve që hidhen përmbi shkëmb,
Kur dallgë shohim në jetë,
Gozhdohemi, befas, në vënd!

Tërhiqemi para vështirësisë,
Biem në plogështinë e vjetër,
Të mundur kthehemi, kur nata nis
Dhe presim mëngjesin tjetër!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024