TEKSTI ORIGJINAL
Ditë e diellë ditë e mbarë,
Qeveria doli në pazar,
Do të blejë thanë, një lopë soj
Me ballkon e me përvojë..!
Shoqet thanë: se u gradua
Nga balluket s'ke çi thua,
Ky ka qenë dhe kushti parë,
Të ketë ballkon e të mbaj samar..!
Lopa e zezë tha do na marrë malli…
Ministreshë shkoi nga halli!
S'kishte kilet qeveria
Mirë ja bënë seç foli dhia..!
Gomari i vogël në një qoshe
Bashkë me pulën pikaloshe..
S'na morën ne me pak harxhime
Kjo thanë bankën ta bën thërrime..!
Koka e saj e fortë si mushka
Kjo mban shumë ja priti krushka
Do të hajë e çdo të hajë
Rrugët tona do përthajë..!
Në kryeqytet u ndje sikleti,
Nga ministrja veshët zgjati,
Mos të na shkoj dëm kanabisi,
Rrugët tona do i qëndisi...!
Shoqet i ranë troç muhabetit
Si, si mbeti më nder qytetit,
Po qeveria s'do t'ja dijë
Vetja në qejf i paska hy e si kacek është fry..!
Se për ne tjerët gjë s’ngeli
Ministresha këndon si gjeli,
Ju të mjerët mos përgojoni,
Mu këtë forcë ma dha ballkoni..!
Bedr Çera