TEKSTI ORIGJINAL

Të quajtën lugat të bjeshkeve të Nemuna
Të quajtën lanet të urës mbi Llap
Të quajtën gjarpër të Kullës me gurana
Të quajtën shejtan përrallash, t'ndyerit kasap.

Të quajtën iku, tigër kohë mali, ...ari,
Të quajtën miop, mikrob a virus tjeter
Të thanë, çfarë s'të thanë, kur të shane djalërinë.
Ti stoik n'ideale u tregove trimërinë!

Tok kishim një moshë, epokë e re Kosove
Të pjekur n'pranverë, për kalem për barot
U bëre fanar, kandil-djegur i shenjtës tokë
Çdo mëngjes Ti qesh, çdo stinë unë derdh lot.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024