TEKSTI ORIGJINAL

Dy vite sa dy shekuj, pa ty Nënë...!
Dikur prehesha në prehërin tëndë,
tani prehem në kujtimet me Ty Nënë.

(post mortum)

I.
Sa herë na prisja
në portën e mallit
e sa herë të prisnim
në peronin e vajit
për vizitë...
o e dashura Nënë...
sa net na zbardhën sy më sy
kalvarit të mundimshëm
lineareve të pa thëna
e digjeshe si fitil vajguri
me urtin. Urti si prej nëne
o e dashura, që t'shndrit nuri

II.
më thuaj se e more puthjen në ballë
dhe përqafimin në parzëm
apo t'i shkruaj letër Zotit, atje lartë
të deshifrojmë mimikën e pa zënë!
nuk është çudi
se u zhgrehëm në vaj
si prehje shpirti për ngushëllim
në paradhomën e ikjes
që u bë det lotësh
Ah, kjo ikje e pakthim!
E ti shkove heshtur
pa dhëmbje,
pa ofshamë
pa of-e,
e pa gjëmë
E shtrenjta formulë
hyjnore
e dashura Nënë!

III.
Pastaj,
erdhëm në teatrin e hapur të varrimit
po varri është i thellë e i ftohtë, prore
veç varri yt, un ngrit si piramidë
me nuret e Mbretreshës Arbërore
Edhe ca lulëparajse
të mbjellëm për sy malli
u lidhen, bërë kurora
si me fije mendafshi

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024