TEKSTI ORIGJINAL

Erdhi kjo kohë e keqe
Plot me trubullira,
Njerëzit përqafojnë
Të keqen, larg nga e mira

Lartësohet e shëmtura
Fundoset e bukura,
Zhvlerësohet vlera
Lartësohet antivlera.

Ja dhe miku, të duket armik
Dhe armiku vlerësohet mik,
Duam më shumë armikun,
Kundërshtojmë fort mikun.

Të gjithë mendojnë kundra
Të gjithë flasin kundra,
Të gjithë janë kundra
Të gjithë veprojnë kundra!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024