TEKSTI ORIGJINAL

Ikin vitet si lëvizje tektonike..
E ne frymojmë në kohë,
Jeta na kapërdinë duke na kthyer shpinën,
Tek biem si gjethet e tetorit, tokēn skeletojmë...

Vrapojmë  me mënyrat tona në qelizat e tua kohë,
E t'i na valëvit në stacionet tona,
Ndësa betejat e reja na ç'faqen pareshtur,
Si një kaçube e vogël ndrydhemi dita ditës..

Ty edhe mund të harrojmë kohë
E jeta kujtohet të na e tregoj saktësinë e orës së saj!
Muza dhe heshtja nën çati të shoqërojnë
Tek lebetitemi tē përhumbur në hartën filmike..

Unë po të lastohem tetor  nën avujt e ngrohtë,
Pa menduar për drithërimat në kohë pastaj..
Grahmat dhe tiktaket në anën e majte kanë raport të drejtë..
E unë në kohë vetem vrapoj...!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024