TEKSTI ORIGJINAL

Do të vij një ditë te ti
Do të vij te ti, do vij patjetër
Te ti, më mirë ngopem me frymë
Dhe s'plakem jo, si lis i vjetër.

Do të vij një ditë, do të vij unë
Që tani a pak më vonë
Atje ku vëndi ka më shumë
Më shumë lule dhe aromë.

Do të vij njëherë, jam i vendosur
Do të vij një ditë, do të vij me vrap
Se në vëndlindje s'ka të sosur
Dashuria, që s'më plak.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024