TEKSTI ORIGJINAL

Ju lindёt nga dy prindër,
Që bashkë kurrë si keni parë.
Sa shumë që ju munguan,
Në fëmijërinë e vrarë.

Ju përkëdhelje s'njohёt
Se ndjetё kurrë ngrohtësinë,
Në qoshe vetëm rrinit
Mendonit lumturinё!?...

Shikonit moshatarët
Me prindërit të rrethuar.
Ju gjithmonë tё vetёm
Tё strukur, e lënduar…

S’ donit të ishit
Jo kaq tё dëshpëruar.
Një mrekulli kërkonit
Për Shpirtin e munduar!?...

Ju luteshit tё vetёm
Dikush t’ ju dëgjonte.
Një buzёqeshje në det hodhёt,
Askush nuk e shikonte!?..

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024