TEKSTI ORIGJINAL

Jam e mbushur me mërzi
Jam e tretur nga vetmia,
Më mungon fjala “të dua”
Ah, më mungon dashuria!

Kudo që hapin e hedh
Zëri yt më ndjek nga pas,
Nga mërzia e dehur bredh
Rri e heshtur me maraz.

Lotët s’më pushojnë aspak
Vuajtja më ka mbërthyer,
Zemërshkreta pikon gjak
S’jeton dot më zemërthyer.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024