TEKSTI ORIGJINAL

Babagjyshi i vitit te ri
Hyri shtepi me shtepi
Pergezon cdo femi

Femijet e vegjel i do shume
Eci nate e dite pa gjume
Kaloj det e kaloj lum

Eci dite e nate
Mal me mal e shpat me shpat
Beri rruge shume te gjate
Gjersa mjekrra u zgjat

Femijeve te vegjel ju uron
Lule te bukura u dhuron
Neper parqe i dergon
Bashke me ta luan e lodron

U jep pakot me te mira
U mbush duart me embelsira
Lule bore lule dele
Cokokrem, karamele

Ja na erdhi vit i ri
Solli fat e mbaresi
Femijet e vegjel u ben misa
U ben selvi u ben lisa

Babagjyshi i vitit te ri
Mjekerrbardh e sy zi
Dalin e presin femit
Tu sjell dhurata begatit

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024