TEKSTI ORIGJINAL

Poeti,
i piu gjithë lotët e botës,
Zemrën e ktheu në një pellg
të hidhëruar
Zemra, hidhësirë mbushur plot.
Të hesht?
Si një re e zezë e ngarkuar
Që era e jetës s‘e shtyn dot.
Të flas?
Të më lënë, rrjedh nga lart
Si shi,
si vrer,
si lot...

Poeti,
shpirtin e ktheu në një det
të hidhëruar,
poezitë janë memece,
mundim krejt i kotë.
Si një re e zezë
me shi ngarkuar
Bëj të derdhem
E s'derdhem dot
Si shi,
me vrer,
dhe lotë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024