TEKSTI ORIGJINAL

Të dua,
përditë,
shumë e më shumë
si një lumë
që merr para çdo pritë;
si një diell që djeg
në mesditë.
Të dua.

Të dua
Përnatë,
shumë e më shumë,
dashuria jote
si një shpatë
që mbrohem nga të ligjtë,
nga armiqtë.

Të dua,
prapë e prapë,
aq sa dashuria jote
tek unë lë plagë!

Ja kështu,
Përditë, përnatë…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024