TEKSTI ORIGJINAL

Lulja që nuk vyshket
Besa që nuk thyhet

Betimi që nuk shkelet
Gjaku që nuk falet

Ëndërr e pashuar
Që jeton sa malet

Në trungun tënd te lashtë
Vijat nuk theksohen

Nën krahët e tu
Damarët bashkohen

Për botën histori
Si luftohet për liri

Krenaria e kombit
Pikëtakimi i Shqiptarisë

Foleja ku bashkohen
Shqiponjat Kuq e Zi

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024