TEKSTI ORIGJINAL

Zemra nuk është statujë e vetmuar,
ajo bymehet me sythat në pranverë,
tek dëgjon zërin e shiut që zbret liruar..
ato tinguj magjikë e mundojnë ngaherë...

Dridhesh në terrin e natës kur klithma të puth,
gishtërij që rrëshqasin e mosha s'ti rrudh,
ah, të isha një zog në pyllin e djegur nga malli yt!
që djepin e pranverës ta mbush me zëra e frymë e ta mbyt.!

Oh, ç'ma vozit dhimbjen e fort ma saldon,
mos është gërvishtje që lëmshin ma pulson..
mos është delir që shpërndan grimca misteri,
apo zemër qyqje që dridhet majë një leri.!

Plagët e bardha të zbathura m'i çel,        
shiu mbi burgun pa portë n'qeli ma sjell..
ajo hënë e mbushur që shtatëzënë më del,
atë gjithësi të mbarsur që gjithkund e shkel.

Nuk je moj zemër një gur i thatë në rrjetë,
apo lule mullage që furtuna të merr lehtë,
edhe buzëçarë nga etja ti përcjell gëzim,
mbytem në vorbullën tënde që e deshte njerëzinë...

Edhe në mitër të nënës thellë në embrion
të ngarkon pranvera me t'bardhin emocion,
engjëjt në radhë t'mbulojnë me madhështi,
pranvera dhe zemra janë shkrirë në nji..!!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024