TEKSTI ORIGJINAL

Më ndodh që shpesh përhumbem,
si një kala e fjetur që përcjell vitet,
si çelës pas perendimi gjendem,
një rrugë e vetërrethuar më lypet...

Mendja mi këput litarët e mendimit,
si bleta e lodhur këmbët nektarin s'ja mbajnë,
I bie e bije me grushta kujtimit,
jam unë apo lulet ma kanë fajnë..

Brenda syve më është lodhur një kuptim,
ndjenjat ledhatoj tek i nxjerr si oficerët në lirim,
në trungun e heshtjes të var trishtimin,
përloten shqisat e përballen me frymëzimin.

Mendimet degëdisen nga e shkuara,
me afshin e shtegtimeve freskohen në gji,
puth një jetë të mbushur me vetëtima,
lagem e ngatërrohem me veten si i lënë në shi…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024