TEKSTI ORIGJINAL

Shumë kohë ka pa të puthur,
tundimin e fortë me pasion kërkoj,
se ç'lëkundem mbrenda vetes
harrova të të harroj...

Tani në pritje të kam humbur,
të prekë e puth fort desha një jetë,
më merret fryma e përshpëris,
shpirti më mbeti prapë i zbehtë..

Druhemi e shtiremi në këtë botë,
gjithmonë ndjenja ka jetuar,
puthja nuk është në fuqinë tonë,
valët e mendimeve qeth  hutuar..

Ah më mirë të më kishte lënë kujtesa,
të qaja me lotët e kripur e të nxehtë,
t'ja leja amanet puthjen erës,
ndjesia e ëndërrave të më bëhej më e lehtë,

Sa vështirë të puthësh në të vërtetë,
si një degëz  t'përdridhem përmbi det,
të kap çastin t'shkrihem e pa shkak të qesh,
lermë të mbyll njëherë sytë, pastaj le të vdes.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024