TEKSTI ORIGJINAL

Jam pa qef, çka kam nuk di,
M'ka shitue syni i zi,
Oh, ai syni i zi!

M'ka shitue, oh, syni i zi,
S'më shpëton shkencë as mjeksi,
Oh, shkencë as mjeksi!

N'dorë e ka veç syni i zi,
Oh, veç syni i zi!

Syni i zi, o e shitoftë shita!
Sa shumë vjet unë e prita,
Oh, unë e prita!

N'katër luftra, o, unë kam ra,
Luftë si ktë, o nuk kam pa,
Oh, nuk kam pa!

Nuk më tutën plumbi as shpata
Si syzeza me flokë të gjata,
Oh, me flokë të gjata!

Botë e moçme, sa çudi :
Thyen ushtritë një bukuri,
Oh, një bukuri!

U dorëzova, unë rob kam ra,
Syni i zi kur më ka pa,
Oh, kur më ka pa!

Kush don, mirë me ndie për mue:
Syni i zi më ka shitue,
Oh, më ka shitue!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024