TEKSTI ORIGJINAL

Do të vijë një ditë, e dashur, unë s’do t’jem
Zemra jote flakë do t’ketë, dot s’mund ta shuash
Ti do t’shikosh fëmijët, të rritur do të jenë
Me nipër e mbesa do t’luash

E për mua loti do të t’rrjedhë fytyrës
Lot i nxehtë si prushi, si vala
Do t’ikësh brenda, do t’shihesh gjatë para pasqyrës
Nga unë kujtim i gjallë do të t’mbetet veç fjala

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024